“Kurti vetëm po e ndihmon vazhdimisht Vuçiçin”, New York Times shkrim për situatën në Kosovë – Shqip

by admin
Spread the love

Tensionet në Kosovë “vetëm e ndihmojnë Vuçiçin” duke ndezur pasionet për territorin që shumica e serbëve e shohin si pjesë të vendit të tyre. Kështu i tha gazetës prestigjioze New York Times, Milomir Mandiç, menaxheri i përgjithshëm i Demostat, një qendre të njohur për kërkim dhe publikim.

I këtij mendimi është edhe Pavle Grboviç, një deputet i opozitës në parlamentin serb nga lëvizja “Qytetarë të Lirë”, që ka ndihmuar në organizimin e protestave të kësaj jave në Beograd.

“Kurti po e ndihmon vazhdimisht Vuçiçin. Askush në skenën politike serbe nuk ka bërë më shumë për pozitën e Serbisë në Kosovë dhe për zotin Vuçic sesa zoti Kurti”, tha ai.

Por cila është ndihma, sipas gazetës New York Times që kryeministri i Kosovës po i jep Presidentit serb?

Kur dhjetëra mijëra qytetarë serbë dolën në rrugët e Beogradit kundër Vuçiç, ai urdhëroi ushtrinë e tij që të lëvizte drejt veriut të Kosovës. Kjo lëvizje erdhi pas vendimit të kryeministrit Kurti për t’i marrë nën kontroll ndërtesat komunale. Serbët e veriut të Kosovës shpërthyen në protesta të dhunshme dhe plagosen 30 forca të NATO-s.

Ky fakt ndryshoi edhe qëndrimin e ndërkombëtarëve ndaj Kosovës.

“Ndërkohë që diplomatët e lartë amerikanë dhe evropianë janë zemëruar për atë që ata e shohin si provokim nga Kosova, Serbia është kënaqur që po trajtohet si një partner i rëndësishëm”, shkruan New York Times.

Gjenerali Daniel R. Hokanson, një anëtar i Shefave të Përbashkët të Shtabit, vizitoi Beogradin këtë javë dhe përshëndeti atë që ai e përshkroi si një “partneritet vërtet fantastik” me Serbinë.

Këto lëvdata, sipas New York Times dhe opozitës, vijnë në një kohë kur pozitat e tij janë dobësuar, dhe po e ndihmojnë atë përballë protestave masive të opozitës.

Dhuna në Kosovë, thotë gazeta, ka ofruar një copë të rrallë të lajmeve të mira për Vuçiçin, pasi ai po luan në kostumin e tij të fuqishëm si mbrojtës i interesave serbe, përderisa po ballafaqohet me vështirësi për t’i zbutur protestat në rrugë.

Tv Klan

You may also like