Kurti uron komunitetin goran: Do mbështesim projekte të komunitetit goran, si edhe të komuniteteve të tjera

by admin
Spread the love

Qytetarët e komunitetit goran në Kosovë sot festojnë ditën e tyre, ku me këtë rast kryeministri i vendit Albin Kurti ka uruar dhe falenderuar pjestarët e këtij komuniteti për kontributin e tyre në jetën politike, sociale dhe kulturore të Kosovës.

“Në këtë ditë feste i falënderoj pjestarët e këtij komuniteti për kontributin e tyre në jetën politike, sociale dhe kulturore të Kosovës. Si Qeveri angazhohemi çdo ditë që të mbrojmë të drejtat dhe identitetin kulturor të qytetarëve të të gjitha komuniteteve në Kosovë”, ka shkruar Kurti..

Tutje shtojë se Zyra për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, do të vazhdojë të mbështesë projekte të komunitetit goran, si edhe të komuniteteve të tjera

“Zyra për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, do të vazhdojë të mbështesë projekte të komunitetit goran, si edhe të komuniteteve të tjera, për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve. Urimet më të përzemërta për këtë ditë të veçantë të gjithë qytetarëve goranë të Kosovës!”, shkroi Kurti.

You may also like