Kurti nga Zvicra deklarohet për aksionin antidrogë në veri: Krimi do të luftohet pa ndërprerje

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar për aksionin antidrogë në veri të vendit, ku në një laborator u kapën mbi dhjetëmijë fije bimësh të gatshme për t’u shitur ilegalisht.

Kurti, përmes një postimi në Twitter, tha se krimi do të luftohet pa ndërprerje.

“Krimi do të luftohet pa ndërprerje. Në Izvor, një qytet në veri të Kosovës, policia jonë gjeti një laborator të rritjes së marihuanës me mbi dhjetëmijë bimë ilegale. Të shtëna pati mbi oficerët e policisë dhe doganave, por ata janë të vendosur të vazhdojnë punën e tyre. Faleminderit për shërbimin tuaj”, shkroi Kurti në Twitter, transmeton Klankosova.tv

Kujtojmë se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pohuar se droga e konfiskuar në aksionin e sotëm në veri të Mitrovicës, ka rezultuar të ketë vlerë rreth gjashtë milionë euro.

You may also like