Kurti në ceremoninë e hapjes së Javës së Krenarisë: Liria për të dashuruar është e drejtë universale

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e hapjes së Javës së Krenarisë,  me moton “T’du qashtu qysh je”.

Para të pranishmëve të shumtë, Kurti tha se në fillimin e Javës së Krenarisë, kujtohemi se liria për të dashuruar është e drejtë universale, duke e quajtur dashurinë një lloj kushti të lirisë.

Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi tha se Kurti është shprehur se të lashtët e kuptonin Dashurinë si një lidhje ndërmjet shpirtrave, e cila shkon përtej botës fizike.

“Ata i jepnin rëndësi jo vetëm në lidhje romantike, por edhe në lidhje të kultivuara me prindërit, fqinjët, të panjohurit dhe hyjnitë”, është shprehur Kurti.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like