Kurti me drejtorin e ANE-s, Birol diskutojnë Strategjinë Kombëtare të Energjisë

by admin
Spread the love

Gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë, Kryeministri i Republikës, Albin Kurti është takuar me Drejtorin Ekzekutiv të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol.

Kurti dhe Birol diskutuan për sektorin e energjisë dhe potencialin që ka Kosova për energjinë e ripertëritshme, ku edhe theksoi planet e Qeverisë për investime në energji të ripërtëritshme dhe për Strategjinë Kombëtare të Energjisë 2022-2031, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë, përcjell Klankosova.tv.

Po ashtu, kryeministri në takim theksoi mundësitë që ofron Kosova për investitorët e huaj dhe për masat në rritjen efiçencës energjetike dhe ruajtjen e çmimit të përballueshëm për qytetarë.

 

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like