Kurti: Lirimi i tre policëve na gëzon, por Serbia duhet të mbajë përgjegjësi

by admin
Spread the love
Tre policët e liruar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar lirimin e tre policëve që u rrëmbyen nga forcat serbe.

Edhe pse i lumtur me lirimin e tyre, Kurti thotë se rrëmbimi dhunon të drejtat e njeriut dhe se agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi.

“Mund të konfirmojmë se 3 policët e rrëmbyer janë liruar. Ndonëse jemi të gëzuar që ata do të mund të kthehen tek familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në dhunimin serioz të të drejtave të njeriut dhe duhet të dënohet. Agresioni serb duhet të mbahet përgjegjës”, shkroi Kurti.

Ditën e sotme, Gjykata e Kralevës iu ka komunikuar tre policëve aktakuzën dhe se ata mund të mbrohen në gjendje të lirë.

You may also like