Kurti: Duhet të jemi krah për njëri-tjetrin

by admin
Spread the love

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se shqiptarët duhet të jenë të bashkuar drejt rrugës së Bashkimit Evropian, duke theksuar se sfidat shpesh janë të ngjashme të përbashkëta.

Kryeministri Kurti ka theksuar se në Shkup, në margjina të konferencës së liderëve të rajonit për Planin e Rritjes së BE-së, bashkë me kryeministrin Rama takuam dhe bashkëbiseduam me Arben Taravarin, Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët.

“Shqiptarët më shumë sesa fat, e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje. Sfidat shpesh i kemi të ngjashme e të përbashkëta. Shërbimin ndaj qytetarëve duhet përherë ta kemi qëllim të palëkundur të angazhimit politik. E në rrugë e sipër na duhet të jemi krah për njëri-tjetrin, për zhvillim, demokratizim, reformë, progres dhe mirëqenie”, ka shkruar Kurti në Facebook.

MARKETING



You may also like