Kurti bën homazhe në Marinë të Skenderajt: Lavdi komandantit Ilaz Kodra

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duke bërë homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve në Marinë të Skenderajt, ka kujtuar luftën heroike të komandantit Ilaz Kodra.

Kurti tha se 24 vjet më parë Kodra ra në betejë të ashpër me forcat serbe, tri ditë pa u bërë 33-vjeç.

“Lavdi komandantit Ilaz Kodra, lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit shqiptar”, tha Kurti.

I pari i ekzekutivit mori pjesë edhe në zbulimin e pllakës përkujtimore në fshatin Shtuticë të Komunës së Drenasit si dhe homazhe te varrezat e dëshmorëve në Verbovc të Komunës së Drenasit.​

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like