“Kur nuk t’don familja jote” – Jasir Asani i bashkohet trendit me thënien e famshme të Big Brother VIP Kosova

by admin
Spread the love

Gjithandej në rrjetet sociale është bërë virale një pjesë e shkurtër e një bisede në Big Brother VIP Kosova, me protagonist këngëtarin, Blero.

  

“Thënia” e famshme e Bleros është komentuar shumë në rrjetet sociale, madje me të cilën janë tallur një pjesë e madhe e audiencës.

Këtij trendi i është bashkuar edhe futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani.

Asani ka publikuar një video në rrjetin social “Tiktok” ku shihet së bashku me një person tjetër, e në sfond dëgjohej “thënia” e famshme e Bleros.

“Kur nuk t’don familja jote, nuk të don as kojshia. Që domëthënë gjithçka” – ishin fjalët e Bleros, që po vazhdojnë të komentohen në mediat sociale.

Jasir Asani ishte ndër futbollistët më meritor për kualifikimin e Kombëtares shqiptare në Evropianin e vitit 2024, që mbahet në Gjermani.

Përveç si futbollist, Asani është treguar në shumë raste i afërt edhe me tifozët e Kombëtares kuqezi./Lajmi.net/

You may also like