Kur borxhi i Eurozonës prek 91.6 për qind e PBB-së – Shqip

by admin
Spread the love

Borxhi i Eurozonës në tremujorin e katërt të vitit 2022 arriti në 91,6 për qind të PBB-së së saj, që është 1,4 për qind më pak se në fund të tremujorit të tretë, njoftoi Eurostat.

Në tremujorin e katërt të një viti më parë, në vitin 2021, borxhi i eurozonës ishte në nivelin 95.5 për qind të PBB-së së saj.

Borxhi i Bashkimit Evropian, në të cilin jo të gjithë anëtarët e kanë pranuar euron, në tremujorin e katërt të vitit 2022 arriti në 84 për qind të PBB-së së tij, që është më pak në krahasim me tremujorin paraardhës, kur ishte 85.1 për qind. Krahasuar me tremujorin e katërt të 2021, borxhi i BE-së ra me katër për qind.

Estonia shënoi rezultatin më të mirë

Në tremujorin e katërt të vitit 2022, borxhi kombëtar më i lartë në vendet e BE-së u regjistrua në Greqi, ku arriti në 171,3 për qind të PBB-së së vendit, e ndjekur nga Italia (144,4 për qind), Portugalia (113,9 për qind), Spanja (113,2 për qind), Franca (111.6 përqind) dhe Belgjika (105.1 përqind).

Rezultatin më të mirë në Bashkimin Evropian në tremujorin e katërt të vitit 2022 e shënoi Estonia, ku borxhi kombëtar arriti në 18.4 për qind të PBB-së.

Në vendin e dytë është Bullgaria (22,9 për qind), dhe në vendin e tretë është Luksemburgu (24,6 për qind). /tesheshi.com/

You may also like