Kupa shpëton sezonin, Partizani dhe Vllaznia sfidohen për një vend në finale

by admin
Spread the love

Partizani dhe Vllaznia do të përballen sot në orën 17:45 në “Elbasan Arena” në sfidën e vajtjes së gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë.

Ky turne është një mundësi e artë për të dyja skuadrat për të siguruar një vend në Kupat e Europës, prandaj kjo përballje e dyfishtë në Kupë është vlerësuar maksimalisht si nga kryeqytetasit edhe nga shkodranët.

Kupa shpëton sezonin e Partizanit, prandaj “të kuqtë” do të mundohen të sigurojnë një vend në finale. Rrapaj është mungesa e vetme për teknikun Mehmeti, ndërsa shkodranët do të luajnë pa kapitenin Gurishta, që do të mungojë për shkak të një dëmtimi.

Vllaznia kërkon që të mbrojë trofeun e fituar një sezon më parë, por për të shkuar në finale duhet të kalojë pengesën me emrin Partizan. / Oversport.tv

Foto: KF Vllaznia – Faqja Zyrtare Facebook

You may also like