Kupa e Shqipërisë në Futsall/ Partizani-Flamurtari finalja e madhe e sezonit

by admin
Spread the love

Partizani-Flamurtari është finalja e Kupës së Shqipërisë në Futsall për sezonin 2023-2024. Mbrëmjen e të martës u luajtën të dyja sfidat që ishin përcaktuar nga shorti, Vllaznia-Partizani dhe Flamurtari-Tirana në sallën e kompleksit Goga.

Dueli i parë ishte ai mes Vllaznisë dhe Partizanit, një ndeshje mjaft e fortë që ka përfunduar me rezultatin 8-9 në favor të të kuqve, që siguruan kalimin në finalen e madhe.

Ndeshja nisi më mirë për kuqeblutë që gjetën rrugën e rrjetës të parët, megjithatë me kalimin e minutave Partizani reagoi dhe pjesa e parë përfundoi 3-4. Fraksioni i dytë nisi sërish më mirë për të kuqtë që në fund triumfuan me rezultatin 8-9.

Edhe dueli tjetër mes Flamurtarit dhe Tiranës ka qenë mjaft emocionues, duke dhuruar gola dhe spektakël. Në fund triumfoi Flamurtari me rezultatin 4-3 duke i shkaktuar edhe humbjen e parë të këtij sezoni Tiranës.

Finalja e Kupës së Shqipërisë në Futsall do të luhet ditën e diel, datë 18 shkurt në sallën e kompleksit Goga, duke nisur nga ora 20:00.

Kupa e Shqipërisë në Futsall

Vllaznia Futsal-Partizani Futsal  8-9

Flamurtari Futsal-Tirana Futsal 4-3

Finalja

Partizani Futsal-Flamurtari Futsal

Datë 18 shkurt, ora 21:00, Kompleksi Goga  /FSHF

You may also like