Kukësi zyrtarizon goditjen e radhës, Jorgo Pëllumbi rikthehet në Superiore

by admin
Spread the love

Kukësi ka zyrtarizuar blerjen më të re në ekip. Bëhet fjalë për mbrojtësin 21-vjeçar, Jorgo Pëllumbi i cili u afrua në huazim nga klubi i Varazdin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare.

“Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtësi Jorgo Pëllumbi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mbrojtësi 21-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë huazimi nga klubi i Varazdin deri në fund të sezonit, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Mbrojtësi i Kombëtares U21 rikthehet në kampionatin tonë pas një aventure në Kroaci, duke u vënë menjëherë në dispozicion të skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit. Pëllumbi e njeh mirë kampionatin tonë pasi ishte mbrojtësi i Skënderbeut para transferimit në kampionatin kroat.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mbrojtësit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Jorgo”, shkruhej në postimin e Kukesit. /oversport.tv

 

You may also like