‘Kujton se po gënjen një popull’, Arjola Demiri i kthehet ndjekësit me ironi: Faleminderit…

by admin
Spread the love

Arjola Demiri është një nga aktoret më të njohura në Shqipëri, teksa prej vitesh e shohim çdo të diel në programin e humorit, ‘Portokalli’, në role të ndryshme. Prej disa muajsh, që me hyrjen e saj në shtëpinë e Big Brother, aktorja është kthyer në një nga personazhet më të komentuar nga opinion publik dhe mediat rozë, duke u përfolur për çdo lëvizje të saj.

Pak ditë më parë, vetë aktorja ka publikuar në rrjetet e saj sociale disa foto që nuk i kishim parë më parë që datojnë rreth 16 vite më parë, kur Arjola ishte vetëm 16 vjeçe. Ajo duket shumë ndryshe nga sot, që është nënë e tre fëmijëve, teksa linjat e saj trupore dhe vetë Arjola duket shumë e hijshme.

Por, fotot e publikuara nga Arjola kanë krijuar një lloj konfuzioni te ndjekësit e saj, të cilët gjatë kohës që ajo ishte në Big Brother kanë parë të tjera foto. Madje, një prej ndjekësve të saj e ka akuzuar se në këtë foto nuk është ajo, por një artiste turke, duke i lënë edhe një koment në foto.

‘Nuk është Arjola, e ka gjetur foton të artistet turke që mund t’i ngjasojë shumë pak dhe kujton se po gënijën një popull. Budalliqe’ – shkruan ndjekësi, teksa Arjola duket se e ka marrë me sportivitet këtë koment të tijin, duke iu përgjigjur me humor e ironi. ‘Tamam. Faleminderit, komplimenti më i bukur për sot’ – shkruan Arjola Demiri.

Ndërkaq, nuk mungojnë as komentet e ndjekësve të tjerë që i kujtojnë aktores edhe fotot e mëparshme që janë publikuar në rrjete sociale.

You may also like