“Kujdesi për njëri-tjetrin është një mënyrë për ta inkurajuar dhe mbështetur njëri-tjetrin”

by admin
Spread the love

“Përmes një vrime të vogël në mur, një mi i vogël pa fermerin dhe gruan e tij që po hapnin një pako. “Çfarë ushqimi mund të ketë?”, mendoi me vete miu, por që u trondit, teksa pa se ishte një kurth për tëkapur minjtë.

Miu shkoi nëpër fermë për t’i paralajmëruar të gjithë. Shkoi fillimisht të lajmëronte pulën se kishte njëkurth minjsh në shtëpi, por ajo ia ktheu: “Zoti Mi, unë e kuptoj se është diçka serioze për ju, por mua nuk më shqetëson fare”.

Miu i vogël shkoi tek derri dhe e njoftoi se kishte një kurth minjsh në shtëpi, por ai ia ktheu me empati: “Më vjen shumë keq, zoti Mi, por nuk mund t ëbëj asgjë, përveçse të lutem. Ju siguroj se do të jeni nëmesin e lutjeve të mia”.

Pastaj miu shkoi tek lopa për t’i thënë se kishte një kurth minjsh në shtëpi, por ajo i tha: “Oh, zoti Mi, mëvjen keq për ju, por diçka e tillë mua nuk më bezdis”. Më pas miu u kthye në shtëpi me kokën ulur, tepër i dekurajuar, për të përballuar i vetëm kurthin fatal.

Gjatë natës fermeri dhe bashkëshortja dëgjuan një zhurmë të çuditshme që jehonte nëpër shtëpi, si ajo e një kurthi që kap prenë e tij. Gruaja e fermerit u ngrit menjëherë për të parë se çfarë do të gjente në kurth. Në errësirë, ajo nuk e dalloi se ishte një gjarpër helmues, i cili e kafshoi dhe u largua. Fermeri u çua nga të bërtiturat e bashkëshortes, së cilës nisi t’i rritej shpejt temperatura, por siç funksiononte në atë kohë, ethet kuroheshin me supë me mish pule. Kështu që fermeri doli në kopsht dhe therri njërën pulë për ta përdorur mishin e saj për supën.

Mirëpo sëmundja e gruas së tij nuk u largua. Ata nuk e dinin se çfarë e kishte kafshuar gjatë natës dhe shumë shpejt, gjithë të afërmit erdhën për ta vizituar. Shtëpia ishte plot dhe për të ushqyer të gjithë, fermeri u detyrua të therrte derrin. Shumë shpejt, bashkëshortja e tij ndërroi jetë dhe po aq njerëz erdhën edhe në funeralin e saj. Fermeri u detyra në këtë rast të therrte lopën për të ofruar drekë për të gjithë. Miu përmes vrimës së vogël në mur, i pa të gjitha këto me trishtim të madh”.

Mesazhi i kësaj historie është shumë i qartë, herë tjetër kur të dëgjoni se dikush po përballet me njëproblem që mendoni se nuk ju prek, mbani në mendje se kur goditet dikush pranë jush, mund të viheni tëgjithë në rrezik. Të gjithë jemi të përfshirë në këtë rrugëtim të quajtur jetë. Kujdesi për njëri-tjetrin ështënjë mënyrë për të inkurajuar dhe mbështetur njëri-tjetrin. Dua ta mbyll këtë artikull me një thënie tëErnest Heminguej nga romani “Për kë bie kambana”: “Kur dëgjon këmbanën, mos pyet se për kë bie. Bie edhe për ty”.

You may also like