Kthjellime dhe rritje temperaturash, ja në cilat zona të vendit parashikohet shi

by admin
Spread the love

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat më të fokusuara do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës, parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat malore dhe pjesërisht të ulëta, ku në skajin verior do të ketë momente të pakta me pika shiu.

Mbrëmja largon gradualisht vranësirat e shpeshta nga një pjesë e mirë e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Pjesërisht Europa Qëndrore dhe gadishulli i Ballkanit do të kenë vranësira të shpesht të cilat do të sjellin reshje shiu, të shoqëruara me mini stuhi ere.

Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të jetë në dominimin kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku Europa veriore dhe Lindore do të jenë me kthjellime dhe kalime vranësirash.

Gjithashtu, me mot të qëndrueshëm do të jetë edhe Europa Jugperëndimore.

Kosova

Deri në orët e para të mesditës do të ketë kthjellime dhe kalime të lehta të vranëisrave, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore.

Ndërsa në orët në vijim pritet që vranësirat të shtohen, duke krijuar mundësi për reshje shiu të pakta në zonat Veriore dhe pjesërisht Qendrore.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të jetë në dominimin e kthjllimeve gjatë paradites në pothuajse gjithë territorin e MV, por parashikohet që në orët e mesditës dhe kryesisht të pasdites vranësirat gradualisht do të shtohen në MV, ndërsa mundësia për reshje është thuajse 0.

You may also like