Kthesë në luftën e Ukrainës? Paralajmërimi i SHBA: Rusia mund të marrë Avdiivkën!

by admin
Spread the love

Në kohën kur nga Dhoma e Përfaqësuesve nuk ka ende sinjale mbështetjeje për ndihmën shtesë që do t’i siguronte Ukrainës 60 miliardë dollarë në luftën e saj kundër Rusisë, Shtetet e Bashkuara paralajmërojnë një kthesë shqetësuese të konfliktit në terren.

Washingtoni thotë se Rusia mund të pushtojë qytetin e rëndësishëm lindor Avdiivka – skena e disa prej luftimeve më të ashpra të muajve të fundit. “Avdiivka rrezikon të bjerë nën kontrollin rus”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, duke përmendur këtu mungesën e municioneve në vendin e përballur me agresionin brutal të Moskës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u zotua të bëjë gjithçka për të “shpëtuar sa më shumë jetë ukrainase”, por pa ndihmë nga jashtë, nuk e ka të lehtë. Trupat ruse kanë avancuar ndjeshëm në Avdiivka, dhe tashmë kërcënojnë rrethimin e plotë të saj.

Qyteti -thuajse i rrënuar krejtësisht – shihet si një portë drejt Donetskut, kryeqendra rajonale ukrainase e  pushtuar nga luftëtarë të mbështetur nga Rusia në 2014 dhe më vonë e aneksuar në mënyrë të paligjshme nga Moska. Oleksandr Tarnavskiy, gjeneral i ushtrisë ukrainase për zonën në lindje të shtetit.

Ai e cilësoi situatën në Avdijivka si “të vështirë, por të kontrolluar” dhe tha se komandantëve u është dhënë detyra “që të stabilizojnë situatën”. Për muaj të tërë, Rusia po tenton që të marrë nën kontroll qytetin e Avdijivkës, rënia e të cilit mund të shënojë një fitore të rëndësishme për Rusinë, e cila ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.


Top Channel

You may also like