“Kthesë e fortë” në Ballsh, Tirana vetëm 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit

by admin
Spread the love

Pas ndalesës në kryeqytet në ndeshjen kundër Laçit, Tirana do të kërkojë rikthimin tek fitorja në “Adush Muça” të Ballshit. Sfida kundër Bylisit është shumë e rëndësishme për të mos humbur terren me rivalët direkt për titullin kampion. Por historia tregon se kjo ndeshje nuk është aq e lehtë dhe bardheblutë duhet të bëjnë kujdes nga kjo transfertë. Në 5 ndeshjet e fundit, ku përfshihet edhe Kupa e Shqipërisë, Tirana ka arritur të fitojë vetëm 1 ndeshje, ndërsa Bylis ka fituar 2 dhe 2 kanë përfunduar në barazim.

Tirana i gëzohet formës së mirë të Redon Xhixhës dhe lajmi i mirë është rikthimi i Lulajt pas pezullimit prej kartonit të kuq në derbi. Në këtë mënyrë, Shehi mund të mbështetet tek mbrojtësi për të spostuar Aleksin përpara në mesfushë. Në kampin e Tiranës janë të vetëdijshëm që kjo është një ndeshje që kërkon seriozitet dhe përqendrim maksimal.

Bylisi është një ekip që i ka befasuar të gjithë në këtë sezon të Superiores. Pavarësisht humbjes me Kukësin, mallakastriotët e Bellajt kanë besim që në fushën e tyre mund të mbështeten tek tifozët për të rigjetur sërish fitoren. Diferenca mes dy skuadrave është vetëm 1 pikë në klasifikim dhe kjo është shenjë e qartë e punës së mirë që  ka bërë stafi. / Oversport.tv

You may also like