KSM nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen e propozuar të përgjithshme kolektive

by admin
Spread the love

Konferederata e sindikatave të lira të Maqedonisë (KSM) nuk do ta nënshkruajë Marrëveshjen e përgjithshme kolektive për sektorin publik, të propozuar nga Qeveria, për të cilin pasdite sërish seancë do të mbajë Këshilli qeveritar ekonomik-social.

Kryetari i KSM-së, Bllagoj Ralpovski në konferencë për shtyp tha se gjatë bisedave me ministrat nuk janë pajtuar me paragrafin 2 nga neni 14 nga propozim marrëveshja e përgjithshme kolektive, për të cilën tha se është pengesë. Mosmarrëveshjen deri tani nuk e kumtuar publikisht, pasi kanë pritur që Qeveria ta ndryshojë qëndrimin me mospërfshirjen e tij nga teksti, i cili, siç tha, fshihet nga opinioni, por deri tani nuk kanë marrë ofertë të re.

Në nenin 14 nga propozimi, që KSM-ja ua ka prezantuar mediumeve, në nenin e parë shkruan se “Bruto paga themelore e të punësuarve në sektorin publik rritet për 10 për qind, duke filluar me pagesë të pagës së shtatorit në vitin 2023”.

E kontestueshme për KSM-në është paragrafi i dytë, ku thuhet: “Nëse indeksi i harxhimeve të jetesës në gjashtë muajt e parë në vitin 2024 tejkalojnë tre për qind, bruto paga themelore e të punësuarve në sektorin publik rritet me vlerë procentuale, si dallim mes rritjes së realizuar të indeksit të harxhimeve të jetesës me atë të konfirmuar prej tre për qind”. Në paragrafin e tretë të nenit 14 shkruan se “përqindja e rritur e pagës nga paragrafi të atij neni zbatohet me pagesë të pagës së shtatorit në vitin 2024”.

Ralpovski tha se marrëveshja e përgjithshme kolektive është e dëmshme për të punësuarit pasi u merren shumë të drejta dhe se me të nga viti i ardhshëm do të hiqet paga minimale nga ligjet.

“Pengesa e cila po fshihet nga opinioni është neni i propozuar 14 paragrafi 2 nga Marrëveshja e përgjithsme kolektive. Kjo është pika e fundit, për të cilën nuk kemi gjetur marrëveshje dhe për të cilën jemi lutur nga ministrat që të mos e themi në opinion, se do të kemi marrëveshje të posaçme. Kjo do të thotë se në vitin 2024, të gjithë që kanë pagë minimale, në pajtim me ligjet, në sektorin publik, administratën shtetërore, ofruesit e shërbimeve, në ushtri e tjerë, do të ndryshohet në ligjin, paga minimale do të hiqet”, tha kryetari i KSM-së.

Siç tha, në këtë mënyrë rritja e ardhshme do të jetë në vitin 2025.

KSM e përshëndet metodologjinë e re për llogaritje të pagës nga viti 2025 dhe marrëveshjen për K-15, por, tha, pjesërisht e përshëndesin harmonzimin, ose rritjen e pagave për 10 për qind.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like