KSHZ i publikon mandatet e këshilltarëve që do të kenë partitë në Tetovë

by admin
Spread the love




KSHZ ka publikuar rezultatet fillestare nga zgjedhjet e djeshme për këshilltarë në komunën e Tetovës.

Sipas rezultateve prin Lëvizja Besa me 12 mandate këshilltarësh me 9620 vota të fituara, e ndjekur nga BDI-ja me 11 mandate me 8702 vota të fituara.

VMRO-DPMNE ka fituar 4 këshilltarë me 3332 vota dhe LSDM ka fituar 2 këshilltarë me 1953 vota.

Nga një këshilltarë kanë fituar Alternativa me 1118 vota dhe PDSH me 1058 vota.

Aleanca për Shqiptarët nuk ka fituar asnjë mandat.


You may also like