KSHPK publikoi listën e institucioneve që nuk kanë dorëzuar të dhëna për automjetet zyrtare

by admin
Spread the love

 Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në faqen e saj publikoi listën e institucioneve që nuk kanë përmbushur detyrimin ligjor për të dhënë automjetet që disponojnë, as nuk kanë dhënë informacion se nuk kanë automjete zyrtare, dmth disponojnë me automjete zyrtare që mbulohen nga Dekreti për personat dhe objektet që sigurohen, llojet e masave dhe veprimtarive dhe shkallët e sigurisë.

“Në bazë të nenit 8-b pika 2 të Kodit zgjedhor, fondet publike, ndërmarrjet publike dhe të gjitha personat e tjerë juridikë që kanë kapital shtetëror, janë të detyruar në afat prej dhjetë ditësh nga dita e miratimit të vendimit për shpalljen e zgjedhjeve, deri te Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, për të paraqitur të dhënat për numrin, llojin, targën dhe gjendjen e automjeteve që disponojnë”, thuhet në njoftimin e Komisionit për Antikorrupsion.

Në bazë të nenit 8-b pika 5 të Kodit zgjedhor, nëse subjektet e mësipërme nuk dorëzojnë të dhënat, nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit theksojnë se do të ngrenë procedurë penal brenda 15 ditëve nga skadimi i afatit për dorëzimin e të dhënave.

“Duke pasur parasysh se ka një boshllëk ligjor, pra Kodi zgjedhor nuk parashikon sanksione penale për mospërmbushje të detyrimit të deklaruar, KSHPK-ja nuk ka mundësi të iniciojë procedurë kundërvajtëse mbi këtë bazë”, thuhet në njoftimin e KSHPK-së.

MARKETING



You may also like