Kryesuesi i OSBE-së: Kam ardhur në Kosovë për ta parë situatën me korrupsionin dhe lirinë e medieve

by admin
Spread the love

Kryesuesi i radhës i OSBE-së, ministri polak i Punëve të Jashtme, Zbigniew Rau, pas takimit me liderë politikë, ka thënë se qëllimi i vizitës së tij në Kosovë ka qenë informimi i situatës në luftën kundër korrupsionit, lirisë së medieve dhe reformimin e sistemit elektoral, raporton Ekonomia Online.

“Kam ardhur në Prishtinë si pjesë e vizitës time. Kam pasur nderin të takohem me presidenten, Osmani, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti. Qëllimi i vizitës sime ka qenë të takohem me liderë institucionalë që të marr informata në luftën kundër korrupsionit, lirisë së mediave dhe reformimit të sistemit elektoral”, tha Rau.

Tutje, kryesuesi i OSBE-së tha se është I rëndësishëm
stabiliteti në Evropën Juglindore, prandaj OSBE qshtë e gatshme ta ndihmojë
Kosovën.

“Kemi diskutuar për fushat në të cilat OSBE mund ta ofrojë
ndihmën e saj. OSBE vlerëson bashkëpunimin me autoritete lokale. Shpresoj që
kjo do të kontribyojë në pajtimin në Evropën Juglindore, pasi që stabiliteti në
këtë pjesë është I rëndësishëm për ne.”

No description available.

You may also like