Kryeson Premier Ligën në vitin e tij të fundit, Klop: Llogaritë për titull nuk bëhen me 60 pikë

by admin
Spread the love

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop do të përpiqet të ruajë vendin e parë të klasifikimit sot me një fitore në transfertën ndaj Notingem Forestit, ndërsa tha se 60 pikët që aktualisht “reds”-at kanë grumbulluar deri në këtë moment të sezonit, nuk janë një garanci për asgjë, madje jo vetëm për garën për titull, por edhe për kualifikimin në Ligën e Kampioneve:

“Ne jemi vetëm një pikë mbi Mançester Sitin dhe dy mbi Arsenalin, por kjo nuk do të thotë asgjë. 60 pikë është një deklaratë për këtë moment të sezonit, por nëse qëndrojmë me 60 pikë dhe nuk jam i sigurt nëse do të mjaftojnë që të kualifikohemi në Ligën e Kampioneve, kështu që më mirë të vazhdojmë të fitojmë ndeshjet”.

I pyetur nëse ndihet njësoj si dy sezone më parë, kur ata grumbulluan 92 pikë në total, por përfunduan një pikë pas kampionëve të Mançester Sitit, Klop shtoi: “Jo. Ishte një situatë shumë më komode në skuadër me sa mbaj mend. Ne bënim rrotacion masiv ndërmjet kompeticioneve. Jam shumë i sigurt se ishte një situatë krejtësisht e ndryshme në skuadër. Nuk mund ta krahasoni atë.

Ajo që na tregoi është se ne mund të luftojmë për gjithçka dhe të fitojmë disa trofe (Kupa FA dhe Kupa Karabao), ishte një sezon i suksesshëm. Shpresoj që edhe ky të jetë një sezon i suksesshëm. Ne gjithnjë duhet të fitojmë ndeshjen e radhës. Me Notingemin do të jetë një ndeshje e vështirë. Mezi po e pres. Atje krijohet gjithnjë një atmosferë e shkëlqyer”.

Ai përjashtoi të dëmtuarin Mohamed Salah edhe nga ndeshja e sotme: “Nuk mendoj se Mo është shumë larg, por ai nuk do të luajë nesër (sot). Nga më pas, do të shohim. Mendoj se mund të luajë në një pikë të javës së ardhshme. Padyshim që mendoj se është duke u rikthyer, por nuk është ende atje”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like