Kryeministrja e Italisë pretendonte se Franca shfrytëzon burimet afrikane, faktet tregojnë të kundërtën

by admin
Spread the love

Një video e Giorgia Melonit, kryeministre e re e Italisë, duke akuzuar Francën për përdorimin e një “monedhe koloniale” teksa shfrytëzon burimet e vendeve afrikane është shpërndarë gjerësisht në mediat sociale.

Kohët e fundit ka pasur tensione mes dy vendeve për mënyrën e menaxhimit të emigrantëve afrikanë. Italia refuzoi të lejonte ankorimin e një anijeje shpëtimi emigrantësh , ndërsa Franca akuzoi italianët për sjellje të papranueshme.

Më 20 nëntor, Daily Mail shkroi në lidhje me videon me titullin: “Kryeministrja e re e Italisë lëshon një akuzë të ashpër duke thënë se emigracioni nga Afrika do të ndalonte nëse vende si Franca ndalonin shfrytëzimin e burimeve të vlefshme të kontinentit”.

Por videoja është në fakt e vitit 2019, shumë kohë përpara se të bëhej kryeministre, dhe komentet e saj në atë kohë ishin të gabuara.

Meloni mbante një kartëmonedhë franga CFA, duke e përshkruar atë si një “monedhë koloniale”, të cilat, sipas saj, i përdor për të shfrytëzuar burimet e këtyre kombeve.

Më pas ajo mban një foto të një fëmije që punon në një minierë ari në Burkina Faso dhe pretendon se 50% e gjithçkaje që eksporton Burkina Faso përfundon në thesarin francez.

Video përfundon me thënien e saj: “Zgjidhja nuk është të marrësh afrikanë dhe t’i sjellësh në Evropë, zgjidhja është të çlirosh Afrikën nga disa evropianë që e shfrytëzojnë atë”.

Në kohën kur Meloni bëri kërkesën e saj në vitin 2019, Franca u kërkoi vendeve afrikane që përdornin frangën CFA të depozitonin 50% të rezervave të tyre valutore (jo të eksporteve të tyre) në thesarin francez, në këmbim të një kursi të garantuar këmbimi me euron.

Këto vende ishin të lira për të hyrë në këto rezerva në çdo kohë nëse dëshironin dhe Franca u paguante atyre interes duke i mbajtur ato (në 0.75%). As Franca nuk kërkoi 50% të gjithçkaje që eksporton Burkina Faso.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, Franca nuk është as ndër pesë destinacionet kryesore për eksportet e Burkina Faso në vlerë totale, ku eksporti kryesor është ari. Në vitin 2020, ajo eksportoi gati 90% të arit të saj në Zvicër.


Top Channel

You may also like