Kryeministri francez: Mosha minimale për përdorim të rrjeteve sociale të jetë 13 vjeç

by admin
Spread the love

Sipas tij, të rinjtë e moshave 13-15-vjeçare do të duhej t’i përdornin rrjetet sociale vetëm me leje të prindërve. Adoleshentëve në Francë u mundësohet që ligjërisht të krijojnë llogari në rrjetet sociale prej moshës 15-vjeçare.

Para asaj moshe, ata duhet të kenë miratimin e prindit.

Attal është shprehur i bindur që mund jetë i suksesshëm në këtë drejtim.

“Kjo është diçka shumë e vështirë, por jo e pamundshme”, ka thënë ai, duke përmendur rëndësinë e bashkëpunimit me platformat si Facebook dhe Tiktok, meqë ato, sipas tij, janë të vetëdijshme se po rrezikohet imazhi i tyre.

“Ato do të bashkëpunojnë”, ka thënë Attal, 34-vjeçar, kryeministri më i ri ndonjëherë i Francës.

Ai është edhe kryeministri i parë që është deklaruar si homoseksual./ rel

You may also like