“Kryeministër, ministra dhe qeveri fake”, Dule ‘shënjestron’ qeverinë: Kjo gjë s’ka vend në Shqipërinë e së ardhmes

by admin
Spread the love

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka duke folur në Kuvend, “shënjestruar” kryeministrin Rama. Dule lëshoi akuza drejt kryeministrit për gjuhë dhe mentalitet prej kapadaiu, që sipas tij nuk ka vend në Shqipërinë e së ardhmes.

Më tej, kreu i PBDNJ-së, shtoi se orientimi i Shqipërisë është drejt BE-së dhe jo drejt Beogradit.

E ndërsa në mbyllje të fjalës, Dule i quajti “fake” ministrat, kryeministrin dhe qeverinë.

“Sado të gatshëm që të jenë në emergjencë, në asnjë rast nuk duhet të kemi tundim më të vogël ndaj Beogradit. Orientimi ynë është Bashkimi Europian. Ndaj gjuha mentaliteti, sjellja prej një kapadaiu neofeudal, s’ka vend në Shqipërinë që nis tani dhe në Shqipërinë e së ardhmes. Më lejoni t’ju referohem dhe dy-tre aspekteve të tjera. Shteti me të cilin kemi kufij tokësor që është Greqia, kemi 6 pika. dy prej tyre s’kanë rrugë automobilistike. S’kemi akses rrugor me Greqinë që të qarkullojnë njerëzit. Në periudhën e dimrit s’ka as rrugë ku mund të kalohet nga mjetet bujqësore.

Shikoni komunën e Zagorisë, s’kanë rrugë të asfaltuara. Më thoni kolegë nëse në zonat tuaja keni qendra ish-komunash që nuk kanë rrugë asfalti. janë nga zonat me histori, me vlera dhe potenciale turistike, por janë të braktisura. Flasim se do bëhemi si europianë, a do sillemi si të tillë? Javën e kaluar zgjoi dynjanë kryeministri kur tha se në Zvicër burgosen njerëz nëse kalojnë temperaturat në dhomë mbi 19 gradë. Nuk është e vërtetë, është fake news. Kemi një kryeministër fake, ministra dhe qeveri fake.”, tha Dule.

You may also like