Kryeimami, Sahiti: Fitër Bajrami sjell harmoni dhe gëzim në mesin e familjarëve (VIDEO)

by admin
Spread the love

Vedat Sahiti, kryeimam i Bashkësisë Islame të Kosovës, ka thënë se festa e Fitër Bajramit sjell harmoni dhe gëzim në mesin e shumë familjarëve.

Sahiti tha se besimtarët myslimanë e festojnë këtë ditë pas agjërimit të Ramazanit, njofton Klankosova.tv.

“Fitër Bajrami sjell harmoni, gëzim në mesin e familjarëve, në mesin e shumë besimtarëve, ngase është festë që meritojnë besimtarët ta festojnë pas një sakrifice kaq të madhe, siç është përfundimi i muajit të Ramazanit, gjerësisht agjërimi të Ramazanit”, u shpreh Sahiti në Info Magazine në Shqip.

“Simbolika e festës së Bajramit e cila vije në përfundim të këtij muaji të bekuar siç vie edhe festa e Kurban Bajramit pas përfundimit të obligimit të haxhit; dy festat më të mëdha islame që shënojnë që është festa e Fitër Bajramit dhe festa e Kurban Bajramit janë të lidhura ngushtë me dy kushtet e islamit njëra prej tyre është agjërimi i muajit Ramazan ndërsa festa tjetër e Kurban Bajramit lidhet ngushtë më obligimin apo me kushtin dhe themelin e islamit, që është përfundimi i haxhit. Meqë jemi në festën e Fitër Bajramit, besimtarët pas një muaji agjërimi në këtë rast 29 ditë, me plot të drejtë gëzojnë festën e Bajramit”.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like