KRU “Gjakova” paralajmëron borxhlinjtë se do t’i dërgojë të përmbaruesi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kompania Rajonale e Ujit “Gjakova”, përmes një
njoftimi ka bërë të ditur se ka filluar me shpërndarjen e vërejtjeve për
konsumatorët të cilët kanë borxhe të mbledhura mbi 100 euro.

Sipas kompanisë konsumatorët duhet që të bëjnë
programimin e borxhit në afat prej 24 muajsh.

Por nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë KRU “Gjakova”
paralajmëron se të njëjti do të dërgohen të përmbaruesi.

“Në rast të mos përgjigjes ndaj obligimeve
kundrejt borxhit të akumuluar në afat prej 7 ditësh, përkundër dëshirës sonë ne
si ofrues i shërbimeve jemi të detyruar të ngrisim procedurat  përmbarimore, 
tek Përmbaruesit Privat, ku ju si konsumator ngarkoheni me shpenzime
shtesë”.

Njoftim i plotë:

Të nderuar konsumator, nga Sektori i  Shitjes na njoftojnë  se jemi duke shpërndarë  vërejtje ndaj 
konsumatorëve të cilët kanë borxhe të mbledhura mbi 100 euro, për ti
njoftuar paraprakisht mbi masat dhe procedurat që jemi të detyruar ti ndjekim
konform rregulloreve në fuqi.

Konsumatorët të cilët njoftohen paraprakisht
me anë të “Vërejtjes para ngritjes së Procedurës për Ekzekutim te
Përmbaruesi Privat”, në afat prej 7 ditësh janë të detyruar të paraqiten
në zyret tona me qëllim të kryerjes së obligimit ndaj  borxhit ose riprogramimit të tij me
këste  deri 24 muaj.

Në rast të mos përgjigjes ndaj obligimeve
kundrejt borxhit të akumuluar në afat prej 7 ditësh, përkundër dëshirës sonë ne
si ofrues i shërbimeve jemi të detyruar 
të ngrisim  procedurat  përmbarimore, 
tek Përmbaruesit Privat, ku ju si konsumator ngarkoheni me shpenzime
shtesë.

E njëjta vlen për të gjithë zonën ku operon
KRU “Gjakova”, Gjakovë, Rahovec, Prizren duke përfshirë të gjitha
kategoritë e debitorëve, amvisëri, komerciale, ente dhe industri.

Ju rikujtojmë se pagesat ndaj shërbimeve të
ujit duhet të kryhen cdo muaj!

Mbesim me shpresë se njoftimi ynë do të
respektohet nga ana juaj!

Faleminderit për mirëkuptim

KRU “Gjakova” SH.A.

You may also like