Kroos reagon me sarkazëm

by admin
Spread the love

Pak muaj më parë, Toni Kroos kishte komentuar transferimet e disa futbollistëve në Arabinë Saudite, duke deklaruar se nuk ishte i gatshëm të luante në një vend që nuk respekton të drejtat e njeriut.

Dje, gjatë gjysmëfinales së parë të Superkupës së Spanjës mes Real Madridit dhe Atlético Madridit, të luajtur në Riad, ai mori reagimin e publikut saudit.

Mesfushori gjerman u vërshëllye dhe ofendua qysh në momentin kur hyri në fushë, në minutën e 64-t, në çdo prekje të topit, nga shumica e tifozëve të pranishëm në stadium.

Kujtojmë se Superkupa e Spanjës po zhvillohet pikërisht në Arabinë Saudite.

Vetë Kroos komentoi pas ndeshjes për “Sports Illustrated”: “Ata thonë se luajnë futboll ambicioz, por gjithçka ka të bëjë me paratë. Të shkosh në Arabinë Saudite është një vendim i marrë vetëm për para dhe kundër futbollit.

Unë i kuptoj ata lojtarë si Cristiano Ronaldo, i cili e bëri këtë në pjesën e fundit të karrierës së tij. Ama, e kam shumë të vështirë të pranoj zgjedhjen e dikujt që është në mes të karrierës së tij dhe ka mjaft cilësi për të luajtur në klubet më të mira në Europë”.

Ish-lojtari i Bayern Munich u argëtua më pas në rrjetet sociale duke komentuar mirëpritjen që iu bë, duke shkruar me ton sarkastik: “Ishte kënaqësi! Tifozët janë të jashtëzakonshëm”.

Ndërkohë, Carlo Ancelotti ishte shumë kritik ndaj asaj që ndodhi: “Nuk i kuptoj këto sharje”.

You may also like