Kroatët i “ngrejnë traun” “Botës Serbe” – Shqip

by admin
Spread the love

Sipas informacioneve jozyrtare, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka planifikuar të vizitojë privatisht Jasenovacin dhe Pakracin, por autoritetet kroate nuk do ta lejojnë atë të hyjë në vend.

Vuçiç, sipas burimeve të paidentifikuara nga qeveria e Plenkoviçit, kontaktoi me presidentin e SDSS Milorad Pupovac dhe i tha se po planifikonte një vizitë private në Jasenovac, d.m.th. në zonën përkujtimore ku gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte një kamp përqendrimi ustash(regjimi i atëhershëm kroat) ku pretendohet se vdiqën shumë serbë.

Ai e ftoi Pupovacin që t’i bashkohej dhe tha se, nëse e konsideronte të nevojshme, do ta informonte qeverinë kroate për vizitën e tij, gjë që e bëri Pupovac. “Qeveria ishte e tronditur nga mënyra se si presidenti serb kishte planifikuar të krijonte kaos në Kroaci, shkruan Jutarnji List.

“Pa njoftim zyrtar për autoritetet kroate, pa koordinim me ambasadën, Vuçiq ka dashur të kalojë kufirin nga Bosnja dhe Hercegovina dhe të vijë në Jasenovac rreth orës 11:00 dhe më pas në Pakrac rreth orës 14:00”, thuhet nga kjo media kroate.

Qeveria deklaroi jozyrtarisht se Vuçiç nuk respektoi asnjë protokoll, se donte të bënte gjithçka jashtë procedurave dhe rregullave të marrëdhënieve diplomatike dhe se donte të kalonte kufirin kroat me ekipet e tij televizive dhe “të bënte çfarë të donte këtu”, por se qeveria kroate i thanë qartë “Jo”, duke theksuar njëherësh se ideja e një “Bote Serbe” nuk do të funksiononte me ta.

“Këtu nuk ka asnjë qëllim të mirë, asnjë akt që do të kontribuonte në normalizimin e marrëdhënieve. Nuk na jep informacione për të pagjeturit në Luftën e Atdheut, nuk flet se si do t’i ndjekë kriminelët e luftës, ai thjesht ka dashur të krijojë kaos”, tha qeveria kroate.

Kujtojmë se armiqësia serbo-kroate i ka rrënjët në Luftën e Dytë, ku Beogradi pretendon se iu bashkua koalicionet anti-fashisto-nazist, ndërsa kroatët u rreshtuan me këta të fundit.

Më pas, shkërmoqja e Jugosllavisë do niste nga një ndeshje derby mes kroatëve dhe serbëve, më pas do vinte lufta mes tyre, për t’u pasuar nga ajo në Bosnje. /tesheshi.com/

You may also like