Kroacia synon të rrëzojë Hungarinë nga froni?

by admin
Spread the love

Sonte në orën 20.30 do të ballafaqohen Hungaria dhe Kroacia. Finalja luhet në “Spaladium Arena” në Split të Kroacisë.

Një finale që pritet me padurim nga dashamirët e vaterpolos! Hungaria apo Kroacia, cila do të jetë kampion i ri i Evropës? 
Kroacia synon të rrëzojë Hungarinë nga froni?

 “Në finale shanset janë gjithmonë 50:50, por për shkak të ambientit dhe atmosferës le të jetë 55:45 në favorin tonë”, tha trajneri kroat Ivica Tucak.

Në gjysmëfinale, kroatët ishin më të mirë se Italia (11:10), hungarezët e mposhtën Spanjën – 10:8.

“Kam thënë shumë kohë më parë se mund të fitosh një ndeshje duke sulmuar, por titullin mund ta fitosh duke u mbrojtur”, tha Tucak.

Hungaria e mbron titullin e saj dhe erdhi në Evropian një muaj e gjysmë pasi ishte vetëm e shtata në Kampionatin Botëror.
U ndërrua trajneri (Zholt Varga pasoi Tamash Merc).

“E kam thënë edhe para turneut se rezultati në Split është dytësor, se jemi në një fillim të ri. Por këtu treguam se kemi cilësi dhe jemi në finale me meritë. Do të japim gjithçka për titullin, por nëse fitojmë. apo jo, procesi do të vazhdojë”, tha Varga.

Dueli për medaljen e bronztë luhet mes Italisë dhe Spanjës në orën 18:00.

You may also like