Kriza energjetike, Ylli Manjani komenton deklaratën e Ramës dhe zbulon prapaskenat

by admin
Spread the love

Avokati i njohur Ylli Manjani ka komentuar deklaratën e kryeministrit Rama i cili tha se çmimi i energjisë nuk do kthehet më siç ishte dhe pasi kriza të ketë ikur.

Postimi i Manjanit:

“Pra çmimi i energjisë, i rritur nga kjo “kriza globale”, nuk do uleshka kur kriza të ketë ikur.

Dmth rritja e çmimit nuk paska lidhjr me “krizën”, por qenka vetë kriza. Ja pra që “kriza globale” ishte loja!!!

Siç e parashikuam. Duhet lënë 3 ditë se i përgenjeshtron vetë ato që ka thënë.

Tani presim të na zbulojë përse kaskada e Drinit u tha si dhe, si thahen financat e OSHE dhe KESH veçanërisht në vitet zgjedhore… Po pas disa ditësh do t’i thotë edhe këto, ashtu si padashje…‘-shkruan Manjani.

You may also like