Kriza ekonomike prek edhe studentët – Qehaja: Për shkak të shtrenjtimit të biletave mund të mungojnë në ligjërata

by admin
Spread the love

Kriza
ekonomike në vend ka ndikuar edhe tek të punësuarit në fushën e arsimit dhe te
studentët, thotë për Ekonomia Online, njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor
Qehaja.

Qehaja
thotë se te studentët mund të vërehet mungesa e tyre në ligjërata për shkak të
shtrenjtimit të biletës së transportit, e po ashtu mund të ketë edhe reduktim
të prezencës në konvikte.

“Kriza
ekonomike patjetër që do të ketë ndikim te drejtpërdrejt tek at atë punësuarit
në sektor, përfshire këtu mësimdhënësit tek para universitari ne veçanti, dhe
vet studentet. Kjo rritje e çmimeve të shportës do te afektoj drejtpërdrejt
sektorin, me friken që e njëjta mund të bartet edhe në cilësi të mësim nxënies
dhe mësimdhënies”.

“Ajo
çka tashme është dëshmua, si shqetësim nga vet studentet, është një reduktim në
prezencë në ligjërata, për shkak te kostove më të rritura te transportit,
reduktim në prezencë ne konvikte dhe plot të tjera. Pra  ka filluar te prek edhe pjesën akademike”, thotë
Qehaja.

Teksa
ka folur për sistemin arsimor në vend, Qehaja thotë se institucionet e
shkollore janë të pavarura, ndonëse atyre u merret ajo nga drejtoritë komunale
dhe institucionet qendrore.

“Ne
vlerësojmë qe institucionet tona arsimore kanë pavarësi, mirëpo në të njëjtën
kohe ajo pavarësi nuk ka shume kuptim në termin praktik, pra, shkollat tona
kanë një autonomi nga ligji i para universitarit, mirëpo nuk mund t’u shërbejë
në të mire, pasi që gjatë rrugës deri tek kjo autonomi, diçka u merret nga
drejtoritë komunale e tjera nga institucionet qendrore”.

Ndërkaq
për abetaren e përbashkët Qehaja shprehë dëshirë që edhe tekstet e tjera
shkollore të jenë të ngjashme pasi që korikula është e njëjtë dhe flitet gjuha
standarde në të dyja vendet.

“Kurrikulat e Kosovës dhe Shqipërisë janë shumë të ngjashme, abetarja e përbashkët është një iniciative e mire, mirëpo në të njëjtën kohë impakti i vërtetë që dëshirojmë të shohim janë tekstet shkollore të përbashkëta për të gjitha nivelet, ne flasim të njëjtën gjuhë standarde, kemi kurrikule të ngjashëm, dhe kjo e natyrshme thërret edhe për tekste shkollore të përbashkëta – gjithmonë me interesin e mire e prodhimit të tekste shkollore me cilësorë, në të cilat Shqipëria tashme ka avantazh”, u shpreh Qehaja.

You may also like