Kriza e emigrantëve detyron Papën të udhëtojë, mbërrin në Marsejë për vizitë dyditore

by admin
Spread the love

Kriza e emigrantëve e detyroi Papa Françesku-n të bëjë një vizitë në Marsejë, ku për dy ditë me radhë do të diskutojë për Mesdheun dhe sfidat me bumin e refugjatëve të paligjshëm.

Ai mbërriti në qytetin e vjetër të Francës me një mesazh tolerance mes debateve të vazhdueshme mbi mënyrën se si Evropa po menaxhon situatën e azilkërkuesve.

86-vjeçari u prit në aeroport nga kryeministrja franceze Elisabeth Borne, e më pas vijuan me axhendën.

Fillimisht Papa lëvizi i ulur në karrocë për shkak të problemeve shëndetësore, por më pas u ngrit në shenjë respekti për bandën ushtarake që e priste.

Marseja u zbukurua me ngjyrat e verdha dhe të bardha të Vatikanit për vizitën e parë të një pape në qytetin e dytë më të madh të Francës, ku pritet që të zhvillojë një fjalim përpara 100 mijë personave.

86-vjeçari po viziton për të marrë pjesë në një takim të peshkopëve dhe të rinjve katolikë të zonës mesdhetare, por udhëtimi i tij vjen në një kohë të ndjeshme politikisht.

Marseja është një portë historike për emigrantët dhe gjithashtu shtëpia e disa prej lagjeve më të varfra në Evropë, shumë prej të cilave janë të rrënuara nga trafiku i drogës.


Top Channel

You may also like