Kristaq Kume i tregon dy mundësitë që i kanë mbetur PD-së: Demokratët duhet të dinë se çfarë duhet të bëjnë

by admin
Spread the love

Eksperti për Çështjet Zgjedhore, Kristaq Kume ka komentuar krizën në PD, ndërsa e përçarë po përgatitet për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

I ftuar në ‘Politiko’, Kume tha se ky operacion në PD duhej të ishte bërë më përpara, ndërsa tregon se si ndikon te PD ky proces zgjedhor.

Deklarata e Kumes:

“Kjo që po ndodh në PD me informacione që kemi marrë nga palët më është mbushur mendja që ka kaluar koha që duhej bëhej ky operacion në PD.

Demokratët duhet të dinë se çfarë të bëjnë për të patur njerëz që do drejtojnë por jo këtë që kanë bërë për veten e tyre. Ajo që mbetet është kanë bërë shumë për veten e tyre. Çfarë del nga ky proces zgjedhor?

Njëri grup merr më shumë vota. Të dyja palët thonë jemi shumica. Ky proces në funksion të pastërtisë, ose ta ç’bëjë këtë parti komplet ose të jetë parti opozitare e vërtetë. Të gjendet rruga për sinergjitë e bashkëveprimit.”-shprehet Kume.

You may also like