Kreu i marinës italiane: 18 luftanije ruse dhe 2 nëndetëse gjenden në Mesdhe, jemi gati të ndërhyjmë

by admin
Spread the love

Kreu i marinës italiane, Enrico Credendino në një intervistë për ‘Corriere della Sera’ thotë se një flotë anijesh nga vende të ndryshme siç nuk është parë as gjatë Luftës së Ftohtë gjendet tani në Mesdhe.

Sipas tij në zonë gjenden edhe 18 luftanije ruse dhe dy nëndetëse.

“Kur në kufijtë e ujërave tanë territorialë ka nëndetëse të armatosura me raketa, atëherë ne duhet t`i diktojmë e t`i ndjekim kudo”, thekson ai.

Admirali sqaron se këtë gjë po e bëjnë me 2 nga 4 fregatat europiane disa misionëshe që disponojnë. Për momentin sipas Credendino, rusët nuk përbëjnë kërcënim.

“Ata lundrojnë në Mesdhe nga baza e Tartusit (Siri) siç bëjmë ne në ngushticën e Siçilisë”, u shpreh ai, duke shtuar sidoqoftë se po mbahen me kujdes nën vëzhgim.

Admirali shpjegon se në këtë pjesë të detit ka edhe turq e francezë, ndërsa SHBA-ja është larguar pjesërisht nga Mesdheu për t’u fokusuar në skenarin e Indo-Paqësorit.

Pra, “na takon neve të mbushim boshllëkun, ky det është shtëpia jonë”, ishte komenti i tij.

Admirali parashikon se muajt e ardhshëm do të sjellin ndryshime të mëdha, ndaj duhet të jenë të përgatitur.

“Lufta në Ukrainë do të shtojë, për shembull, flukset e emigracionit në Evropë, e për më tepër ekziston dhe kriza energjetike”, kujton ai.

Për sa i përket konfliktit të vazhdueshëm në Ukrainë, forcat detare italiane sipas Credendinos, janë të gatshme të shoqërojnë ngarkesat e mallrave, por edhe të “ndërhyjnë për operacionet e çminimit në rajonet bregdetare”, ndërsa konsiderohet se Mesdheu do të vazhdojë të mbetet një skenar kyç.

Rruga Press

You may also like