Kremtimi i Fitër Bajramit në Tiranë, jehonë në mediat e huaja

by admin
Spread the love

Mijëra besimtarë u mblodhën këtë të premte në sheshin “Skënderbej” për te kremtuar Fitër Bajramin. Pjesëmarrja e lartë në faljen e namazit ka bërë jehonë në mediat e huaja.

Është agjencia e lajmeve Reuters që ka publikuar pamje nga momenti i faljes së namazit të Bajramit.

“Pamjet me dron tregojnë besimtarët duke u lutur në radhë të gjata në sheshin qendror “Skënderbej” në Tiranë”, shkruan Reuters.

Agjencia prestigjioze e lajmeve thotë se sipas censusit të vitit 2011, 56.7% e popullsisë shqiptare i përket besimit islam, duke e bërë fenë më të madhe në vendin tonë.

Fitër Bajrami shënon fillimin e një feste që zgjat 3 ditë ku besimtarët myslimanë shkëmbejnë vizita me familjarët dhe miqtë. Fitër Bajrami festohet pas muajit të Ramazanit./tvklan.al

You may also like