Krasniqi flet pas penalltisë së humbur dhe të shkaktuar: Jam shumë i mërzitur, është dashur të përsëritet

by admin
Spread the love

Prishtina të dielën ka pësuar një humbje të dhimbshme nga Ballkani, humbje kjo që e ka larguar përfundimisht nga objektivat për ta mbrojtur titullin e kampionit.

Kjo edhe ka ngjallur reagime të ashpra të tifozëve. “Plisat” dje përmes një videoje treguan se kanë hyrë në zhveshtore të skuadrës dhe u kanë marrë fanellat pasi nuk janë duke e dhënë maksimumin.

Gjithsesi, figura më tragjike e ndeshjes së djeshme në fanellën e Prishtinës ishte Besnik Krasniqi. Ai ishte i pafat kur dështoi të shënojë nga penalltia, ndërsa më vonë shkaktojë një penallti për t‘i dhënë epërsi Ballkanit.

Krasniqi në një prononcim për Demokracia.com ka thënë se është shumë i mërzitur nga ajo humbje por që edhe kishte padrejtësi pasi penalltia e humbur është dashur të përsëritet.

“Sa i përket ndeshjes mendoj se kemi bërë lojë shumë të mirë. Penalltia qe e humba është dashur  të rikthehet sepse portieri nuk ka qëndruar në vijë”, ka thënë Krasniqi duke shtuar.

“Gjithsesi, jam i mërzitur, gjithmonë kur humbet mërzitesh,  por ne jemi futbollist dhe me këtë punë merremi. E dimë se kështu është futbolli, ndodhin këto. Sa i përket a mundemi mu rikthye, mendoj se shumë shpejt Prishtina do kthehet ashtu si e meriton, por duhet të punojmë shumë dhe të jemi të bashkuar për të arritur qëllimin”, ka përfunduar Besnik Krasniqi

You may also like