Krasniqi bën homazhe tek varri i komandantit legjendar, Adem Jashari (FOTO)

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ka bërë sot homazhe pranë varrit të komandantit legjendar, Adem Jashari, në përvjetorin e 23-të të çlirimit të Skenderajt, bashkë me kryetarin e kësaj komune, Fadil Nura, si dhe nënkryetarin Sami Lushtaku.

Skenderajn, Krasniqi e quajti vend të lavdishëm të mijëra patriotëve, të dëshmuar ndër dekada.

“Sot, së bashku me udhëheqësit e kësaj komune dhe kolegët nga Partia Demokratike e Kosovës, bëmë homazhe e nderime tek shtatorja e Komandantit legjendar Adem Jashari në Skënderaj, në Kompleksin Memorial të Familjes Jashari në Prekaz, si dhe tek Memoriali i Dëshmorëve në Marinë”, ka shkruar Krasniqi në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

“Lavdi të përjetshme dëshmorëve e martirëve të lirisë. Urime Ditën e Çlirimit, Skënderaj!”, përfundoi udhëheqësi i PDK-së.

You may also like