KQZ me plan konkret për adresimin e rekomandimeve të Misionit të Vëzhguesve të Zgjedhjeve nga BE-ja për Zgjedhjet Lokale 2021

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës dhe mori vendim për miratimin e planit të veprimit për adresimin e rekomandimeve nga Misioni Vëzhgues i Zgjedhjeve i Bashkimit Evropian për Zgjedhjet Lokale 2021, raporton Ekonomia Online.

Dokumenti në fjalë
u prezantua nga anëtari, Arianit Elshani, i cili tha se për disa çështje duhen
ndryshime ligjore, por për disa të tjera mund të bëhen me ndryshimin e
Rregullave Zgjedhore të KQZ-së.

“Numër më i ulët i
botimit me asistence krahas vitit 2017 dhe 2019 është më i ulët”, Këto
statistika të shprehura më shumë në zonën rurale. Kryesisht kjo formë është përdorur
për gra, burrat zakonisht kanë asistuar më shumë gratë vërehet një fenomen
negativ, mund të jenë arsye të ndryshme, për të favorizuar subjekte apo një far
lloj seksizmi të shprehur në gra”.

“Rekomandimet janë
të qarta duhet të vazhdojmë ashtu siç kemi kërkuar që ato rregulla të përfshijnë
atë që të merren numrat e identifikimit për personat që asistojnë”, tha
Elshani.

Në mesin e rekomandimeve të BE-së është që të modernizohet metoda e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, për shembull, përmes një vegëze (link) në ueb faqen e KQZ-së me masa të sigurisë, siç është verifikimi me dy hapa i aplikuesve, në mënyrë që të sigurohet mbrojtja nga mashtrimi dhe nga paraqitja e personave në emër të dikujt tjetër.

Në planin e
veprimit të miratuar nga KQZ-ja parashihet që të rishikohet dhe plotësohet
Rregulla Zgjedhore e KQZ-së për Votimin Jashtë Kosovës në lidhje me aplikimin e
masave shtesë për verifikimin e votuesve jashtë Kosovës.

Këto ndryshime do
të bëhen me qëllim të mbrojtjes së integritetit të votimit jashtë Kosovës
kundër mashtrimit dhe paraqitjes së rreme si person tjetër dhe të krijohet
aplikacioni për regjistrim online për votuesit jashtë Kosovës.

Pjesë e
rekomandimeve të vëzhguesve të BE-së ndërlidhen edhe me fushatën zgjedhore të
subjekteve politike dhe kandidatëve. Vëzhguesit e BE-së kanë kërkuar që të
zhvillohen masa për të zbatuar kufizimet e periudhës zyrtare të fushatës
zgjedhore për raundin e dytë ose të lejohet që fushata të fillojë menjëherë pas
raundit të parë. Për të zbatuar këtë rekomandim, KQZ-ja pritet të rishikojë dhe
plotësojë Rregullën Zgjedhore për Raundin e Dytë të Zgjedhjeve për Kryetar
Komune.

KQZ-së i është
rekomanduar edhe ridizajnimi i fletëvotimeve të Zgjedhjeve për Kuvende
Komunale, për të qenë më mirë të kuptueshme nga votuesit si dhe të shtohen
informacione se si duhet të plotësojnë fletëvotimin, në mënyrë që të zvogëlohet
numrimi i votave të pavlefshme. Për të zbatuar këtë rekomandim, KQZ-ja do të
ndryshojë dhe plotësojë Rregullën Zgjedhore për fletëvotimet dhe broshurat.

Po ashtu, pas
Zgjedhjeve Lokale 2021, Vëzhguesit e Zgjedhjeve nga Bashkimi Europian kanë
rekomanduar që KQZ-ja të krijojë një pozitë administrative jopartiake e
sekretariatit të Këshillit të Vendvotimit për të ofruar këshilla dhe asistencë
të nevojshme për KVV-të në mënyrë që të përmirësohet efikasisteti dhe
performanca e tyre. Sipas KQZ-së, që ky rekomandim të zbatohet, fillimisht
duhet të plotësohet Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe për Zgjedhjet Lokale
dhe pastaj të ndryshohet Rregulla Zgjedhore e KQZ-së për Këshillat e
Vendvotimeve.

Ndryshimi i Ligjit
për Zgjedhjet e Përgjithshme është parë i nevojshëm para se KQZ-ja të mund ta
përfshijë në Rregulla Zgjedhore edhe çështjen e reklamave zgjedhore në
platformat online, pasi kjo është kërkuar nga Vëzhguesit e Zgjedhjeve të BE-së.

You may also like