KQZ-ja vendos për asgjësimin e 2 mijë vendvotime pas përfundimit të hetimeve

by admin
Spread the love

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)
ka vendosur që të asgjësojë materialin zgjedhor të më shumë se 2 mijë
vendvotimeve, që u takojnë proceseve zgjedhore nga viti 2010 e tutje, raporton
Ekonomia Online.

Ky vendim i KQZ, vjen pasi për këto
vendvotime organet e hetuesisë kanë përfunduar shqyrtimet e këtyre rasteve. Këtë
vendim e dha anëtari i KQ-së nga PDK-ja, Arianit Elshani. 

Ndërkaq, sekretari i Sekretariatit
të KQZ-së, Burim Ahmetaj, foli për procesin në ditën e zgjedhjeve.

Ai tha se qytetarëve gjatë ditës së
zgjedhjeve nuk do t’iu kërkohet testi për vaksinimit, por vetëm atyre që do të punojnë
në zgjedhje, pasi sipas tij, nuk është marrë ndonjë vendim.

Tutje, ai foli edhe për qytetarët
që kanë dy shtetësi, që pritet të votojmë edhe në Maqedoninë e Veriut.

“Sa i përket çështjes së
personave që janë më dy shtetësi, e të cilët do të votojnë edhe në zgjedhjet në
Maqedoni të Veriut, kemi marrë kemi 
konfirmim nga pala maqedonase, ku do të përdorin një sistem elektronik,
në mënyrë që qytetarët të votojnë edhe në Kosovë”.

“Sipas sistemit elektronik, do të
identifikohen qytetarët dhe nuk do të përdorët spreji në gishta. Ajo çka u
konfirmua është se nëse hasim në probleme në këtë sistem, atëherë do ta përdorin
sistemin tradicional”.

Ahmetaj tha se disa materiale
zgjedhore janë shpërndarë në 34 komuna për ditën e zgjedhjeve, ndërsa materiali
i ndjeshëm do të shpërndahet të shtunën, raporton EO.

“Në 34 komuna janë shpërndarë
kabina dhe materialet tjera. Formularët tjerë do të shpërndahen të premten.
Vulat, dritat dhe fletëvotimet do të shpërndahen të shtunën”.

Tutje, anëtarët e KQZ-së kërkuan
nga Qeveria e Kosovës, që nga e shtuna e deri të hënën të hiqet ora policore.

You may also like