Kovaçevski: Vlerat mbi të cilat mbështetet OKB-ja le të jenë udhërrëfyes për sigurimin e paqes në botë

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski përmes profilit të tij në Facebook ka uruar të gjitha vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres me rastin e 24 tetorit – Ditës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara.
Në mesazhin e urimit, Kovaçevski tha se zgjidhja e konflikteve pa dhunë, humanizëm, bashkim dhe kohezion, vlera mbi të cilat mbështetet OKB-ja, duhet të jetë udhërrëfyes për sigurimin e paqes në botë dhe mirëqenies së të gjitha kombeve.

“Koncepti i angazhimeve për respektimin e të drejtave të njeriut, luftën kundër terrorizmit, ndryshimet klimatike, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe sigurimin e paqes dhe sigurisë botërore ka qenë aktiv në skenën ndërkombëtare për 78 vjet. Rruga e paqes dhe e ardhmes së sigurt është e vetmja zgjedhje e duhur në këto momente kur njerëzimi po përballet me sfida të shumta”, ka shkruar kryeministri Kovaçevski.
Në vitin 1947, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 24 tetorin, përvjetorin e Kartës së Kombeve të Bashkuara, si ditën “që do t’i kushtohet shpalljes së qëllimeve dhe arritjeve të Kombeve të Bashkuara para njerëzve të botës dhe kërkimit të mbështetjes së tyre” për punën e tyre./

MARKETING



You may also like