Kovaçevski: Vizita e Kurtit u keqpërdor nga kryetarët e Çairit dhe Tetovës

by admin
Spread the love

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, derisa ka folur rreth vizitës së homologut të tij kosovar, Albin Kurti në Çair dhe Tetovë, ka thënë se kjo vizitë është keqpërdorur nga krerët e komunave për pikë politike.

Kovaçevski ka shtuar se ideja e shteteve të mëdha ka marrë fund.

“Jemi shtete anëtare të NATO-s dhe këto ëndrra të viteve ’80 janë shuar tashmë”, ka thënë ai.

“Kjo rrugë, ka të bëjë me një ide, që daton shumë më herët se sa vizita e kryeministrit të Kosovës Kurti në komunat e Çairit dhe Tetovës, ku mendoj se ai u keqpërdor, të jem i sinqertë, për pikë të politikës ditore, të këtyre dy krerëve të komunave, të cilët duan që të etablohen në skenën politike. Filluan të flasin për shtete të mëdha, por këtu ka dy qeveri të cilat janë pjesë e aleancës më të madhe NATO, kështu që konceptet arkaike nga epoka e romantizmit nacional për shtete të mëdha, kanë mbaruar në Ballkan. Këtë e ka thënë qartë ambasadori amerikan në Kosovë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe cilido politikan i atij kalibri. Kjo është punë e kryer. Ne jemi vend anëtar i NATO-s”, ka deklaruar Kovaçevski, raportoi “Alsat-M”.

You may also like