Kovaçevski: Qytetarët dhe institucionet të denoncojnë shkeljet e funksionarëve

by admin
Spread the love





Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski i pyetur rreth keqpërdorimeve të veturave zyrtare nga funksionarë të lartë për qëllime partiake, theksoi se çdo shkelje e Ligjit duhet të sanksionohet nga organet kompetente. Ai u bëri apel qytetarëve dhe institucioneve që të denoncojnë rastet e këtilla.

“Ne kemi sistem juridik ku sanksionohet çdo keqpërdorim, unë këtë e kam vërtetuar këtë me shkarkimin dhe emërimin e një numri të funksionarëve pikërisht për shkak të dyshimeve për moskryerjen e punëve ashtu siç duhet. E dyta se a sanksionohet kjo në rast se ka dyshime të caktuara dhe a sanksionohet në bazë të Ligjit. Ju e dini se ne në shtet kemi ingerenca të ndara në shtet, njëra është pushteti ligj-vënës, e dyta është pushteti ekzekutiv dhe e treta është pushteti gjyqësor, që është i pavarur. Çdo qytetar, çdo medium, çdo institucion mundet lirisht të denoncoj çfarëdo shkelje të Ligjit nga ana e cilido qoftë individ dhe normalisht Prokuroria duhet të veproj dhe në rast se dëshmohet se për atë ekzistojnë fakte, edhe gjykata do të ndërmerr masa”, tha Kovaçevski. /Alsat.mk







Artikulli paraprakVMRO-DPMNE: Grubi t’u shpjegojë qytetarëve se si mund të blejë lokal kaq të lirë në qendër të qytetit, ndërsa ata nuk munden




You may also like