Kovaçevski pas takimit me Mickoskin: Kërkesat e VMRO-së nuk janë refuzuar

by admin
Spread the love




Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, pas takimit me liderin e opozitës, Hristijan Mickoski, tha se i ka shpalosurktivitetet që po ndërmerren për përballimin e krizës energjetike, si dhe ka dëgjuar edhe propozimet e opozitës, përcjell SHENJA.

“Mbrëmë i kam dërguar ftesë VMRO-DPMNE-së që të kemi një takim në Qeveri, që ta prezantojnë konceptin e tyre, ndërsa ne t’i informojmë se çfarë po bëhet. I kemi shpalosur të gjitha veprimet të cilat i kam treguar edhe publikisht. Ne informuam për prodhimin e energjisë elektrike në TV Osllomej dhe TC NEgotinë si dhe për prokurimin e resurseve.Diskutuam nevojën e miratimit sa më shpejt në Komisionin për Financim dhe Buxhet dhe në Kuvend të ligjit për huamarrjen prej 100 milionë euriove për ESM-në, Ligjin për Energjinë dhe Ligjin për Naftën si dhe për uljen e financave si dhe burimet që janë më pak të përmbushura dhe rishpërndërja për krizën energjetike. Megjithatë, mendoj se takimi kaloi në një frymë të mirë, kërkesat e VMRO-DPMNE-së nuk janë refuzuar”, deklaroi Kovaçevski. /SHENJA/


You may also like