Kovaçevski paralajmëroi ulje prej më së paku 10% të çmimeve të produkteve bazë ushqimore

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës së tij në rajonin e Ohrit dhe Strugës, tha se me masat e fundit qeveritare, mundësohet energji elektrike shumë më e lirë edhe për kompanitë e industrisë ushqimore, që nënkupton ulje prej më së paku 10 përqind të çmimeve të produkteve bazë.  Ai përsëriti se, me masat antikrizë nuk është lënë anash askush. “Do ta ruajmë standardin, por do t’i ruajmë edhe kompanitë likuide”, tha Kovaçevski.

“Me masat e fundit kemi siguruar rrymë shumë herë më të lirë për kompanitë nga industria ushqimore. Pres ulje të çmimeve të produkteve bazë ushqimore më së paku 10 përqind. Lirimi te disa produkte ka filluar, ajo do të vijojë edhe te të tjerat”, tha kovacevski.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut muajin e kaluar miratoi një pako të re të masave në vlerë prej mbi 350 milionë eurove, për ballafaqim me krizën energjetike dhe atë të çmimeve, ku janë përfshirë kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve.


You may also like