Kovaçevski: Ndryshimet kushtetuese mund t’i votojmë sot, nesër, pasnesër,… si të thonë – ashtu

by admin
Spread the love

Sa më përket mua, ndryshimet kushtetuese mund t’i votojmë sot, mund t’i votojmë nesër, mund t’i votojmë pasnesër, mund t’i votojmë para formimit të qeverisë, pas formimit të qeverisë, në ditëç të njejtë me formimin e qeverisë në orën 12 në mesditë, në 12 të natës, 3 pasdite, 3 të mëngjesit – si të thonë – ashtu, porositi sot kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Ai u bëri thirrje politikanëve t’i lajmërohen kur të ulen dhe kur të mbledhin guxim të gjithë të sjellin vendime të rëndësishme për të ardhmen e shtetit.

“Unë qëndrimin tim tashmë e kam thënë me vendosjen e nënshkrimit tim në ndryshimet kushtetuese të cilat janë parashtruar në Kuvend. ne negociojmë gjatë me Bullgarinë, me Francën, me vende të tjera anëtare të BE-së, patëm ndihmë nga vende partnere strategjike dhe arritëm të negociojmë kornizë negociuese në të cilën do të kemi gjuhë të pastër maqedonase, kemi identitet të mbrojtur maqedonas dhe kulturë maqedonase. I filluam negociatat me BE-në dhe e përfunduam fazën e skriningut. Konferenca e dytë ndërqeveritare do të mbahet pa kurfarë kushte dhe pa kurfarë caktime plotësuese sapo t’i përfundojmë ndryshimet kushtetuese për shkak të prëfshirjes së pjesëve të tjera të popujve në Kushtetutën tonë prëfshirë edhe popullin bullgar dhe konsideroj se ajo duhet të bëhet”, theksoi Kovaçevski në prëgjigje të pyetjes së gazetarëve pas takimit të sotëm me përfaqësues të organizatës joqeveritare “Maqedonia 2025”.

Tha se njëherë e përgjithmonë duhet të ekzistojë dokument në të cilin qartë diferencohen qytetarët maqedonas nga ata bullgarë.

“Qëndrimi i LSDM-së është shumë i qartë, njejtë siç patëm qëndrim shumë të qartë kur hyrëm në Kombet e Bashkuara të njejtit kur nuk patën guxim edhe tani nuk kanë guxim dhe njejtë siç patëm qëndrim të qartë gjatë pranimit të kornizës negociuese evropiane, fillimi i negociatave dhe fillimi i procesit në ndryshime kushtetuese, Fatmiri, Filipi, unë, Sanja, Oliveri, Ljupço, Mile të gjithë jemi të gatshëm kjo të përfundojë dhe Maqedonia e Veriut përfundimisht t’i hapë të gjithë kapitujt. Tashmë dy janë të gatshëm edhe për hapje, sepse i kemi përmbushur të gjitha kushtet. Raportet për dy klasterët e parë kanë arritur, tre udhërrëfyesit i dërguam në Bruksel. Maqedonia është e gatshme t’i udhëheqë, t’i përfundojë negociatat dhe të bëhet vend anëtar i BE-së. Tani varet nga vendosmëria dhe guximi”, potencoi Kovaçevski.

MARKETING



You may also like