Kovaçevski: Me masën “çmimi i garantuar” mundësojmë produkte më të lira prej në 10% deri në 40% për të mbrojtur standardin e qytetarëve

by admin
Spread the love

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe u.d. drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski, sot vizituan kompaninë Alma M. Në takim, Kryeministri Kovaçevski, ministri Bekteshi dhe drejtori i ISHT-së, Trajkovski me menaxhmentin e kompanisë kanë biseduar për vendimet e reja të Qeverisë për uljen e çmimeve të mbi 50 produkteve.

Në vazhdim ua përcjellim fjalimin integral të Kryeministrit Kovaçevski:

“Dua të falënderoj nikoqirët sot gjatë vizitës së kompaninë Alma M, një kompani nga sektori i distributiv në vendin tonë, dhe përmes një bashkëbisedimi të detajuar me pronarin dhe ekipin menaxhues dhe punonjësit, arritëm të diskutonim mbi sfidat që na presin në periudhën e ardhshme, veçanërisht gjatë vjeshtës dhe dimrit. Më vjen mirë që prej tre dekadash kjo kompani po zhvillon biznesin e saj, duke investuar në burime njerëzore në kompani, është një nga kompanitë më të mëdha në sektorin e distribues në vend, e cila shpërndan produkte të rëndësishme për qytetarët tanë në të gjitha tregjet.

Pikërisht për këtë arsye ne si Qeveri ofrojmë kushte për një klimë më të mirë biznesi, për likuiditet më të madh të kompanive dhe një treg konkurrues, si dhe për kushte më të mira pune në vend.

Gjithashtu, është mirë kur ka kompani që kontribuojnë në zbatimin sa më të shpejtë dhe më të mirë të masave me të cilat e mbrojmë standardin e qytetarëve.

Me masën e re të Qeverisë, mbi 50 produkteve në 24 kategori nga industria e furrës, qumështit, mishit, ulëm çmimin për 10% në krahasim me çmimin që kishin në 1 gusht. Me këtë vendim dhe masë, për disa kategori dhe produkte tashmë kemi një ulje të produkteve për mbi 10%, ndërsa në disa ulja është prej në 30% deri në 40%.

Në tregje këto produkte tashmë janë të etiketuara me “çmim i garantuar”, me këtë masë kontribuojmë pavarësisht presioneve inflacioniste, mbështesim qytetarët tanë bashkërisht dhe me solidaritet.

Apeloj që të respektohet masa dhe këtu dua të falënderoj inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe të përshëndes drejtorin që është këtu me ne, për shpejtësinë dhe efikasitetin në kontrollet dhe zbatimin e kësaj mase që u miratua. Sigurisht që dua të falënderoj edhe ministrin e Ekonomisë dhe kolegët e tij që bënë analiza të detajuara për të arritur një masë që do të jetë në interes edhe të tregtarëve edhe të prodhuesve dhe më së shumti në interes të qytetarëve.

Me politikën ekonomike që po udhëheqim, jo vetëm këtë vit, por edhe në të kaluarën, pavarësisht krizës shëndetësore, ekonomike dhe energjetike, kemi rritur pagat, pensionet, mbrojtjen sociale për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, rritjen e kemi bërë si Qeveri dhe në një masë dukshëm më të madhe se sa ka bërë çdo Qeveri tjetër në të kaluarën.

Ne si Qeveri vazhdojmë me dialogun social me odat ekonomike, punëdhënësit, sindikatat, sepse qëndrojmë fuqishëm pranë punëtorëve dhe ekonomisë, do të vazhdojmë të japim mbështetje me masa. Vetëm me një nivel të lartë të dialogut social për temat prioritare, ne do t’i përgjigjemi siç duhet uljes së inflacionit dhe deri në fund të vitit përpiqemi që ai të mos jetë më i lartë se 5%, në pjesën e produkteve bazë që shfrytëzojnë qytetarët.

Pse po e them këtë? Rritja e pagave që nga korriku i këtij viti tejkalon rritjen e inflacionit, por me gjithë këto masa që po bëjmë, me një rritje të pagës minimale prej së paku 10% tashmë nga fillimi i vitit të ardhshëm, inflacioni përgjithësisht do të jetë në nivelin prej 8%, ndërsa pagat do të rriten me një përqindje më të lartë se norma e inflacionit.

Pagat e shtatorit në arsimin fillor dhe të mesëm, tashmë jeni informuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe kryetarit të SASHK-ut, do të jenë më të larta për 15%, këtë muaj ka edhe harmonizim për pensionet të cilat do të rriten për 6%, me ç’rast pensionistlt do të kenë pensione më të larta. Në harmonizim me Marrëveshjen e përgjithshme kolektive, 130.000 të punësuar në sektorin publik nga ky muaj do të kenë rritje të pagave prej 10%, pagesë të K-15 deri në fund të vitit në vlerë prej 10.000 denarëve.

Masat që po miratojmë kanë karakter ekonomik, por mbi të gjitha social, me to mbrojmë pensionistët, kategoritë e cenueshme të qytetarëve, të papunësuarit, prindërit e vetëm, të gjithë shfrytëzuesit në sistemin e ndihmës sociale, punonjësit, veçanërisht punonjësit me të ardhura më të ulëta ku jemi dëshmitarë se pagat gjatë kësaj Qeverie janë rritur më së shumti dhe kështu i mbrojmë të gjithë qytetarët. I shfrytëzojmë fondet buxhetore në mënyrë të planifikuar, efikase, si për mbrojtjen e standardit të qytetarëve, ashtu edhe për zhvillimin e balancuar dhe rajonal të vendit tonë, veçanërisht përmes mbështetjes së investimeve me Ligjin për mbështetjen e investimeve, ku përmes zëvendëskryeministrit për Çështjet Ekonomike tashmë jeni informuar se mbi 400 kompani do të marrin ndihmë shtetërore për rritjen e investimeve dhe rritjen e numrit të të punësuarve në kompanitë e tyre.

Edhe këtë vjeshtë dhe dimër do të vazhdojmë në këtë drejtim, nuk heqim dorë nga rritja e pagave, nuk heqim dorë nga investimet në energjetikë dhe infrastrukturë.

Subvencionimi i çmimit të energjisë elektrike, i cili filloi që në momentin e parë kur u shfaq kriza energjetike për shkak të luftës në Ukrainë, nuk është ndalur deri më sot dhe nuk do të ndalet. Që do të thotë se nuk do të ketë rritje të mëdha të çmimeve për qytetarët në fushën e furnizimit me energji elektrike. Ndërsa veçmë jemi duke bërë përpjekje që të sigurojmë gjithçka që është e nevojshme për furnizim të pandërprerë me energji termike për qytetin e Shkupit për shkak të dëmtimit që ndodhi në urën “Bellasicë” gjatë muajve të kaluar dhe në të cilin aktualisht po punohet.

Deri sa unë jam Kryeministër, si Qeveri nuk do të ndalemi së punuari për përmirësimin e çështjes ekzistenciale të qytetarëve në Maqedoninë e Veriut, si dhe për rritjen ekonomike të vendit. Në një kohë krize që nuk i ka kaluar as vendet më të zhvilluara, sepse të gjithë jemi dëshmitarë të gjithçkaje që ndodh në vendet e BE-së dhe më gjerë, si Qeveri qëndrojmë pas sektorit të biznesit, pas punonjësve, pas qytetarëve. Me të njëjtin entuziazëm vazhdojmë të punojmë për të mbrojtur cilësinë e jetës së qytetarëve dhe për të mbrojtur ekonominë, ndaj u bëj thirrje deputetëve në Kuvend, që zgjidhjet ligjore që i referohen pjesës së alokimit të buxhetit, të miratohen me një dinamikë që do të mundësojë zbatimin e të gjitha masave të nevojshme për mbrojtjen e qytetarëve mbi të gjitha”.

MARKETING




You may also like