Kovaçevski flet pas takimit me partnerët e koalicionit

by admin
Spread the love




Kryeministri DImitar Kovaçevski ka thënë se sot ka patur takim me partnerët e koalicionit, ku ka informuar për takimet që ka patur në SHBA.

“Sjell përkrahje të fortë të lëkundur për vazhdimin e rrugës eurotalatnike të Maqedonisë së Veriut. Nga Sekretari Blinken morëm shumë falënderime për atë që jemi aleat i dëshmuar i SHBA-së, NATO-s dhe BE-së. RMV si vend i parë nga Ballkani Pernëdimor që ka nënshkruar partneritetin strategjik mbetet partner strategjik dhe aleat i dëshmuar i SHBA-së në nivel bilateral”, tha Kovaçevski, raporton SHENJA.

Ai tha se paqja në Evropë nuk mund të jetë e plotë pa integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Me partnerët e kmoaliconit në takimin e sotëm u pajtuam se qëllimi jonë është që vendi të ec para me vendet e botës demokratike. Ne jemi vend anëtar i NATO-s, vend që kryeson me OSBE dhe punojmë për integrim sa më të shpejtë në BE”, tha më tej Kovaçevski, duke shtuar se qëllimi i vendit është integrimi në BE deri në vitin 2030.

 


You may also like