Kovaçevski dhe Ahmeti i shndërrojnë vlerat kombëtare në vlera private – Shqip

by admin
Spread the love

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Fatmir Limani përmes një konference me mediat ka folur lidhur me debatin e ngritur për Muzeun memorial në Sopot të Kumanovës.

Deklarata e plotë:

Ditën e djeshme ishim dëshmitar të një deklarate skandaloze nga udhëheqësi i Qeverisë së krimit të LSDM/BDI-së, e që dëshmon se vendi udhëhiqet me standarde të dyfishta, Edhe një fyerje e përshkuar në heshtje nga patriotët e BDI-së, të cilët lejuan që kryeudhëheqësi i qeverisë, të trajtojë gjakun e derdhur si akt i flijimit, për qëllime private dhe jo kombëtare.

Kompleksi Memorial u trajtua si vlerë private, sepse si të këtillë e kishte promovuar si’vëllau që bashkëqeverisin dhe shkatërrojnë vendin tonë. Kovaçevski i zënë ngushtë nga gazetarët, për paraqitjen e Liderit të BDI-së, dhe shfaqjen e hartës etnike në SOPOT u shpreh se;

– bëhet fjalë për një hartë të përpara rreth 145 viteve, ndërsa Muzeun e UÇK-së, e trajtoi si sajesë private të ngritur pa leje dhe dijeni të Komunës.

Me këtë prononcim dëshmohet qartë se të gjitha Lapidaret, Komplekset Memoriale, Sheshet dhe Lufta e UÇK-së, pranohen nga Subjekti i BDI-së, si vlera dhe akte private që nuk identifikohen me kombin tonë.

Thirrja dhe identifikimi në emër të vlerave të luftës dhe UÇK-së, bëhet temë në çdo cikël parazgjedhore, por me të vetmen arsye që të ruhet pushteti dhe në marrëveshje me partnerët e koalicionit, duke shfrytëzuar temat e nxehta ndër-etnike si farsë e sigurimit të jetë-gjatësisë së pushtetit skajshmërisht të kriminalizuar.

Me këtë rast parashtrohet pyetje e thjeshtë:
● Ishte pronë private flamuri në duarët e qytetarit që valëvitej në pritjen e Kryeministrit Albin Kurti në Tetovë !?

● Nëse ishte i tillë (pra i lashtësisë 145 vjeçare), pse duhej të ngritej në këmbë e gjithë Qeveria dhe Portalet që u shërbejnë LSDM/BDI-së, dhe të akuzojnë Bilall Kasamin si fajtorin e nxitjes së urrejtjes ndër-etnike ?!

● Pse u ngritën akt’padi kundër Kryetarvr të Komunës së Çairit dhe Tetovës, dhe nuk u përshkuan ato raste si akte që i takojnë historisë së shkuar ?!

Me këtë dëshmohet që vendi ynë, drejtohet mbi bazën e ligjeve të dy-fishta, të cilat trajtojnë qytetarët me standarde të ndryshme, e të cilat do të thonë:
– Udhëheqësi dhe votuesi i pozitës trajtohet me përkëdhelje edhe në momentet që vepron si kriminel, ndërsa udhëheqësi dhe votuesi opozitar trajtohet si armik i këtijë vendi edhe nëse shprehet lirshëm dhe nuk dëmton sovranitetin e vendit.

Krim mbi krimet në këtë periudhë është ndryshimi i Kodit Penal, i cili amniston vrasësit, kriminelët dhe shkatërruesit e themeleve të këtijë vendi, dhe nuk është shprehja e mendimit dhe fjalës së lirë.

Jemi në një periudhë kur qytetarët nuk tremben nga presionet e pushtetit diktatorial me veprime fashiste, sepse vuajtja për bukën e gojës i ka bërë që të zhvillojnë “luftën” e fundit, për mbijetesë në vendin e tyre.

Dijeni që shqiptarët në të ardhmen do të përfaqësohen nga struktura, të cilat nuk do përdorin Euro-Integrimin si farsë, për të rajtur pushtetin dhe të pasurojnë familjet e tyre, por si vlerë që do rikëthejë bindjen se në këtë vend do të triumfojë i dituri karshi të paditurit, i drejti karshi kriminelit dhe i vleri karshi të pavlerit.

Lëvizja BESA si pjesë e koalicionit fitues “Lidhjes Evropiane për Ndryshim”, përcakton edhe fundin e vjedhjes, shkatërrimit, dëbimit, përçarjes, frikësimit, burgosjes dhe vrasjes të të gjithë atyre që mendojn ndryshe nga sistemi diktatorial, të cilin e instaluat ndër dekada.

Ligjet e sjellura, për shpëtimin e kokave tuaja do të shfuqizohen në qeverisjen e re, për të paguar të gjitha shkatërrimet që i shkaktuat vendit tonë.

E vetmja që duhet besuar këtyre qeveritarve është shpallja e popullit si privat e të pavlerë, dhe legalizimi i krimit përmes amnistimit për vjedhjet e bëra”, theksoi Fatmir Limani – nënkryetar i Lëvizjes BESA.

You may also like